Viti 2022 është këtu, por këto shenja kanë mbetur ende në 2021-shin!
Pushimet mbaruan dhe tani po nisim një kapitull të ri. Megjithatë, disa do të vazhdojnë të mbeten në të kaluarën në vend që të planifikojnë të ardhmen.
Nëse viti i ri nuk ndihet ende "i ri", ka një arsye astrologjike për këtë. Afërdita - planeti i dashurisë dhe parave - është ende retrograde në Bricjap, dhe retrogradët nxjerrin në pah çështje të papërfunduara.
Edhe pse ky retrograd nuk është i lehtë, po i hap rrugën mirësjelles dhe faljes më 5 janar.
Kjo javë do të jetë sfiduese edhe për një arsye tjetër. Më 3 janar, Jupiteri mund t'ju vërë në një udhëkryq. Dilni nga zona e komfortit. Jini të guximshëm, sepse nuk do të pendoheni.
Java e parë do të jetë “too much” për këto shenja:
Binjakët: Po i afroheni një mundësie të mrekullueshme
Ju po punoni shumë për t'u bërë versioni më i mirë i vetes. Edhe nëse nuk duket sikur po përmirësoheni shumë, kini besim. Në fakt, këtë javë mund të lindë një sfidë që sjl një tranzicion të rëndësishëm në jetën tuaj. Ju po i afroheni një udhëkryqi. Dëgjoni intuitën tuaj, sepse thellë brenda vetes, ju e dini se cila rrugë përputhet vërtet me qëllimin tuaj.
Gaforrja: Po shikoni nga këndvështrimi i dikujt tjetër
Që kur Venusi u vendos në retrogradë muajin e kaluar, ju keni reflektuar mbi mënyrën se si kanë funksionuar marrëdhëniet tuaja. Madje keni analizuar mënyrëm mënyrën se si jepni dhe merrni dashuri. Ju mund të ndiheni të vendosur në qëndrimin tuaj, veçanërisht kur i përket partnerit, mikut ose të dashurit tuaj. Megjithatë, këtë javë, mendoni se si ndihen ata për situatën. Jo çdo konflikt është faji i dikujt. Ndonjëherë, është thjesht një keqkuptim.
Ujori: Ju e shikoni botën “rozë”
Është koha për të eksploruar mënyrën se si i perceptoni marrëdhëniet tuaja përmes imagjinatës. Këtë javë, mund të mendoni për diçka nga e kaluara juaj romantike, si për shembull një plagë që nuk është shëruar kurrë ose dikë që ju mungon.
Madje mund të ndiheni të tunduar të rishkruani historinë për ta bërë atë të tingëllojë më bukur.
Megjithatë, mund të ndjeni gjithashtu dëshirën për të mbrojtur veten duke u fokusuar vetëm në të keqen dhe asnjë nga të mirat. Imagjinata juaj mund të krijojë realitetin tuaj, por këto perceptime janë të përkohshme dhe me kalimin e kohës mund dhe duhet të ndryshojnë…
Burimi: Elite Daily
Përktheu dhe përshtati: News31