Shenjat e Horoskopit që janë çmendurisht xhelozë ndaj partnerit!

Secila prej shenjave të Horoskopit e shfaq xhelozinë në mënyra të ndryshme, por mbi të tjerat dallojnë ato që nuk mund ta menaxhojnë lehtësisht këtë ndjenjë. Sigurisht, xhelozia mund të krijojë shumë probleme në një marrëdhënie dhe veçanërisht nëse është "e çmendur", me personin xheloz që e merr të mirëqenë çdo gjë negative dhe përgatitet për më të keqen.
Por kush janë më xhelozët e Zodiac-ut kur janë në një lidhje?
Dashi
Dashi është një shenjë besnike dhe duhet të dijë që partneri i tij është i njëjtë. Vëmendja është e rëndësishme për ta, kjo është arsyeja pse ata bëhen lehtësisht xhelozë dhe mund të zhvillojnë ndjenja obsesive dhe negative, nëse mendojnë se partneri i tyre nuk po përpiqet t’u tregojë dashuri dhe vëmendje. Shfaqini atyre dashurinë tuaj sa më shumë që të mundeni, në mënyrë që ata të mos ndihen të lënë jashtë.
Akrepi
Akrepat njihen për posesivitetin e tyre, por edhe për xhelozinë. Është një shenjë emocionalisht kureshtare dhe priret drejt psikozës. Nëse një Akrep ndihet se afër jush është emocionalisht i prekshëm, mund të bëhet i pasigurt. Për ta ndihmuar atë të ndihet më i sigurt, tregojini atij përkushtim të vërtetë në marrëdhënien tuaj.
Peshqit
Peshqit shpesh kanë nevojë për një pushim nga thithja e emocioneve të njerëzve të tjerë, gjë që r bejnë gjatë gjithë ditës. Për shkak se ata janë shumë të lidhur me emocionet e tyre, është e lehtë të bëhen xhelozë, sidomos nëse ndihen të kërcënuar. Duhet të jeni të drejtpërdrejtë dhe të sinqertë në mënyrë që ata të ndihen të sigurtë.
/News31