Mërkuri në retrogradë/ Këto shenja nuk i presin aspak ditë të mira!
Viti sapo ka filluar dhe me siguri keni një listë planesh. Por, nëse jeni një nga shenjat e zodiakut që do të ndikohet më shumë nga retrograda e Mërkurit 2022, atëherë mund ta gjeni veten shumë larg planeve.
Sa herë që diçka shkon keq, mund të dëgjoni dikë që fajëson Merkurin që është retrogradë (edhe nëse nuk është). Por e vërteta është se nuk është aq e tmerrshme sa duket.
Mërkuri retrogradë thjesht rrit mundësinë e një keqkuptimi. Për fat të mirë, zgjat vetëm tre javë. Fillon më 14 janar dhe përfundon më 3 shkurt. Nëse dielli ose shenja juaj e lindjes është tek Binjakët, Virgjëresha, Ujori ose Bricjapi, ja pse po e ndjeni më shumë:
Binjakët: Po kujtoni se si të lexoni midis rreshtave
Nëse e keni pyetur veten pse Merkuri retrogradë është gjithmonë kështu, ka një arsye për këtë. Mërkuri ka një ndikim të drejtpërdrejtë tek ju. Retrogradi i parë mund ta bëjë të vështirë analizimin dhe kujtimin e detajeve më të vogla. Po ashtu mund të sjellë edhe borxhe.
Virgjëresha: Po bëni një hap para, dy hapa pas
Mërkuri retrogradë ka ndikim edhe më të fortë në shenjën tuaj të zodiakut se pothuajse kujtdo tjetër. Mund të shkaktojë ndryshime të papritura në planet tuaja të përditshme. Gjithashtu, sa i përket dashurisë, mund të riktheheni tek një “zjarr” i vjetër.
Bricjapi: Po mësoni se stabiliteti buron nga brenda
Kjo energji intensivisht konfuze dhe konfliktuale mund të jetë e vështirë për ju, por gjithashtu po ju ndihmon të bëni pyetje se kush jeni dhe kush po bëheni. Ky retrograd mund të çojë në devijime në planet tuaja. Kaosi mund t'ju ndjekë, por kjo nuk duhet t'ju ndryshojë.
Ujori: Po humbisni veten për të gjetur veten
Mund të ndiheni konfuz se kush jeni dhe çfarë dëshironi. Çështje të pambaruara nga e kaluara juaj mund të rishfaqen, duke ju detyruar të përballeni me diçka që keni harruar (ose diçka që keni shmangur).
Burimi: Elite Daily
Përktheu dhe përshtati: News31