Krishtlindjet janë periudha më e bukur e vitit? Për këto shenja horoskopi jo!
Shumica e njerëzve e shijojnë pa fund periudhën e festave: dhurata, të qeshura dhe shumë dashuri. Por disa do të donin ta shmangnin me çdo kusht.
Për një pjesë, që mund të mos kenë një lidhje të fortë me familjen, kjo periudhë sjell mendime dhe ndjenja negative. Të tjerët thjesht mund të mos e shijojnë, sepse nuk besojnë në tradita të caktuara.
Cilado qoftë arsyeja, këto ditë nuk janë të preferuarat e të gjithëve dhe nuk ka asgjë të keqe. Megjithatë, është e rëndësishme të dimë dhe kuptojmë pse njerëzit nuk e pëlqejnë sezonin e festave.
Në varësi të shenjës suaj të zodiakut, ju ose i doni ose i urreni festat, bazuar në çfarë ju pëlqen dhe çfarë nuk ju pëlqen në përgjithësi si person.
Shenjat e horoskopit që i kushtojnë një rëndësi të madhe familjes, si Gaforret dhe Bricjapët, u pëlqen të kalojnë më shumë kohë me ta, të shkëmbejnë dhurata dhe të dëgjojnë muzikë argëtuese festash.
Shenjat e tjera të Diellit si Akrepi apo Peshoret do donin t’i bënin “skip”. Nuk u pëlqen të detyrohen të kalojnë kohë me njerëz me të cilët jo domosdoshmërisht shkojnë mirë dhe të vendosen në situata që ata nuk duan.
Më poshtë keni shenjat që nuk e pëlqejnë dhe aq këtë periudhë, bashkë me arsyet:
1. DASHI (21 Mars - 19 Prill)
Për shkak se Dashit i pëlqen shumë të punojë, nuk pëlqejë asgjë që vonesa ose pasivitet. Kjo përfshin veçanërisht periudhën e festave kur detyrohet të marrë pushimet.
Personat e shenjës së Dashit do të preferonin të punonin gjatë pushimeve dhe të përdornin talentin e tyre në vend që të rrinin ulur. Dashi do të prishë atmosferën pasi tregon qartë se do donte të ishte diku tjetër.
2. VIRGJËRESHA (23 gusht - 22 shtator)
Virgjëreshat janë tepër kritike ndaj vetes dhe të tjerëve. Kur janë të rrethuar nga familja për pushime, ata i gjykojnë të gjithë. Në vend që të jenë të emocionuar për të dhënë dhe marrë dhurata, ata e gjejnë veten vazhdimisht duke u shqetësuar nëse dhuratat e tyre do të jenë të zgjedhura mirë.
Ata gjithashtu ushqehen mirë dhe nuk kënaqen aspak kur i shohin të gjithë duke ngrënë ëmbëlsira dhe ushqime të tjera të pashëndetdhme. Pushimet thjesht i stresojnë ata edhe më shumë se normalisht, kështu që preferojnë t'i shmangin me çdo kusht.
3. PESHORJA (23 shtator - 22 tetor)
Pushimet vijnë bashkë me shumë zhurmë për një Peshore. Të gjithë flasin për njëri-tjetrin në tryezën e darkës dhe Peshorja nuk mund të gjejë paqen dhe harmoninë që ka zakonisht në jetën e përditshme.
Periudha e festave e vendos në një situatë të vështirë pasi urren çdo lloj padrejtësie, por gjithashtu konfrontimet. Kur kaq shumë njerëz janë mbledhur në një vend, është e vështirë të mos ketë debate dhe Peshores thjesht nuk i pëlqen atmosfera që krijohet.
4. AKREPI (23 tetor - 21 nëntor)
Akrepat nuk i pëlqejnë gënjeshtrat dhe sekretet. Gjatë festave, ata mund të zbulojnë se dikush i ka gënjyer gjatë gjithë jetës së tyre, do të lëndohen dhe nuk ka më kthim.
Një Akrep do të dëshirojë të largohet menjëherë dhe të mos flasë më me atë që e tradhtoi. Kjo do të prishë humorin e të gjithëve, sigurisht.
5. UJORI (20 janar - 18 shkurt)
Një Ujor shijon vetminë. Ata preferojnë të kalojnë kohë vetëm duke bërë gjëra që i duan, sesa të detyrohen të kalojnë momente të mërzitshme me njerëz që nuk i pëlqejnë domosdoshmërisht.
Kur bëhet fjalë për Krishtlindjet, ata nuk mund të jenë pranë familjes së tyre, mes të cilave ka anëtarë që nuk kanë një lidhje të veçantë. Automatikisht, do të krijojë një ndjenjë negative tek ata. Është e vështirë për Ujorin të komunikojë me njerëz që nuk i pëlqejnë, qoftë edhe formalisht.
Burimi: Your Tango
Përktheu dhe përshtati: News31