Kemi një Mërkur retrogradë para nesh, përgatituni për keqkuptime!
Mërkuri hyn në fazën retrograde çdo 3-4 muaj. I radhës është nga data 10 maj deri më 3 qershor. Gjatë kësaj kohe, Mërkuri do të jetë retrogradë tek Binjakët dhe Demi.
Në shenjën e Binjakëve mund të ketë probleme komunikimi, zënka me kolegët dhe njerëzit e dashur. Ndërsa në shenjën e Demit, Mërkuri retrogradë do të ndikojë në gjërat materiale, të ardhurat dhe shpenzimet, por edhe imazhin që keni për veten, për sa i përket vetëbesimit.
Çfarë na pret gjatë Mërkurit retrograd?
Plane të prishura
Gjatë lëvizjes retrograde të Mërkurit, shumë plane do të anulohen, edhe në minutën e fundit. Mund të ndodhë lehtësisht që të humbisni një takim të rëndësishëm ose të organizoheni keq dhe orari nuk do t’ju ndihmojë shumë.
Probleme në komunikim
Mërkuri trajton komunikimin, kështu që kur është në lëvizje retrograde, ka një gjasë të lartë për keqkuptim, keqinterpretim të informacionit që keni marrë nga të tjerët, apo edhe për të thënë diçka që nuk e keni ndërmend. Prandaj, mendoni mirë përpara se të flisni dhe zgjidhni fjalët tuaja me mençuri!
Mos bëni projekte dhe kontrata të reja
Gjatë kësaj kohe, astrologët këshillojnë të mos lidhni kontrata, të merrni vendime të rëndësishme, ose të filloni projekte të reja. Ka shumë mundësi që të humbisni detaje të rëndësishme, do të jeni konfuzë dhe kjo do të kontribuojë në marrjen e një vendimi të keq për të cilin më vonë do të pendoheni. Mundohuni të shtyni çdo akord të rëndësishëm derisa lëvizja retrograde të përfundojë.