Kryeministri Rama: "Teatri Kombëtar do shembet, në fund vendos shumica"
Situata e pandemisë nuk ka ndikuar që çështja e Teatrit Kombëtar të kalohet në heshtje. E reja e fundit ishte kalimi i pronësisë së godinës nga qeveria tek Bashkia e Tiranës. Kundër mazhorancës, e cila ka në plan ndërtimin e një teatri të ri kombëtar, është Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit. Po ashru një pjesë e qeverisë civile dhe artistë. Ata protestojnë prej dy vitesh dhe mbrojnë godinën e vjetër historike të institucionit kulturor.
Sot, kryeministri Rama ka deklaruar se qeveria nuk tërhiqet nga prishja e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimi i teatrit të ri. Kreu i qeverisë e bëri deklaratën në një videokonferencë me gazetarët. Si argument ai tha se pakica të caktuara nuk mund t’u imponohen shumicës, që ka kompetencat e dhëna nga populli.
“Ai është një proces për të cilin unë jam shprehur, nuk e di sa vite u bënë. Jam njeriu i fundit që duhet të pyesni për ndonjë hap mbrapa. Jam i pari që e kam thënë që në 1998-99, ajo godinë duhet të shembet dhe Shqipëria duhet të ketë një teatër të denjë. Të gjitha argumentet janë ezauruar. Të gjithë kanë të drejtë të kenë opinionet e tyre, por në fund vendos shumica. Ne jemi shumica dhe e kemi marrë këtë vendim. Nuk shoh sesi pakica të caktuara mund të imponojnë në cdo formë vendimmarrje, që lidhen me kompetencat e pushtetit të mandatuar nga populli.” – u shpreh kryeminsitri.
Po ashtu Rama foli dhe për çështjen e shumë diskutuar të legalizimit të kanabisit mjekësor. Ai tha se nuk ishte këshilluar me delegaconin e BE-së. Këshillimet po bëhen siaps tij me ekspertë të fushës në disa vende ku ka pasur një përvojë të tillë.
“Nuk jemi konsultuar me Delegacionin e BE për legalizimin e kanabisit. Konsultimet po i bëjmë me ekspertë të fushës në disa vende, ku ka pasur eksperienc. Jo të legalizimit të hashashit, por të futjes në jetën ekonomike dhe veprimtarinë sipërmarrëse të vendit të përpunimit të kanabisit mjekësor.” – tha kreu i qeverisë.