Xhaka festoi kundër Serbisë me fanellën e "Jasharit", do të hetohet futbollisti shqiptar nga FIFA?
Një ndeshje speciale ka qenë ajo e djeshmja për shqiptarër e Zvicrës, Granit Xhakën e Xherdan Shaqirin, të cilët arritën të mposhtin Serbinë në ndeshjen e fundit në grupe, duke i eleminuar nga Botërori për herë të dytë radhazi, teksa ish-lojtari i Liverpool shënoi edhe golin e parë të takimit.
Sic pritej ndeshja u shoqërua edhe me polemika, fillimisht me disa raportime nga mediat që tregonin momentin kur trajneri i përfaqësueses serbe shante Shaqirin, më pas me festimet e Vlahovic dhe vetë Xhakës që provokuan jo pak kundështarët, deri tek përplasjet fizike të kapitenit të Arsenalit me lojtarët serbë, i cili megjithatë arriti të ruajë qetësinë duke menduar për ndeshjen e ardhshme të Zvicrës dhe që të mos dënohej.
Granit Xhaka risked it all ???? pic.twitter.com/CTVlVcB2Ga
— GOAL (@goal) December 3, 2022
Megjithatë më e bukura ndodhi pas ndeshjes, kur Xhaka gjeti mënyrën se si të festonte për triumfin ndaj Serbisë, edhe pse ishte gjatë gjithë kohës bashkë me Shaqirin nën lupën e FIFA-s për ndonjë simbol që ata nuk e lejojnë (shqiponjën me dy duar apo flamuj të vendit të tyre të orgjinës). Kështu, Graniti veshi fanellën e bashkë lojtarit të tij Jasharit, një tjetër futbollist me rrënjë shqiptare, nga Kumanova që përfaqëson Zvicrën në këtë Botëror.
Fotoja e tij me emrin "Jashari" të shkruar përpara u bë virale shumë shpejtë në rrjetet sociale, si mes shqiptarëve që gëzuan për simbolikën që ajo përfaqëson (Graniti që eleminon Serbinë dhe feston me emrin e heroit kombëtar të Kosovës), po ashtu edhe mes serbëve që e kanë konsideruar këtë si një provokim dhe një gjest me sfond politik (si gjithmonë fundja). Xhaka po ashtu në fund të ndeshjes postoi edhe një foto me Ardon Jasharin, duke shkruar: "Nuk e keni idenë se sa mirë ndihet", duek mos i lënë shkas askujt që veprimin e tij si provokim apo dicka tjetër, madje duke mos i lënë mundësi as ekipit serb të ngrejë akuza, si herën e fundit.
View this post on Instagram
Në konferencën për shtyp pas ndeshjes ai u pyet nëse zgjedhja e festës me fanellën ishte politike dhe kapiteni i Zvicrës tha: “Jo, nuk kishte asgjë politike brenda kësaj. Ishte një referim dhe dedikim për Ardon Jasharin, i cili është një i ri që po rritet shpejt, e të cilin e këshilloj shumë dhe që meriton shumë respekt për atë që është duke bërë.”
Gjithsesi, duke njohur mënyrën si vepron FIFA dhe duke qenë se ndaj Serbisë e ka hapur një hetim gjatë këtij kampionati pas banerit me Kosovën të veshur me flamurin e tyre, nuk do ishte cudi që po ashtu të hapte një hetim ndaj shqiptarit, por sërish, nuk do të kishte shumë baza për ta dënuar sepse le ta pranojmë, në këtë pikë Xhaka është treguar mjaft i zgjuar.
E nëse nuk ju mjaftoi ky veprim i Xhakës, këtu mund të shihni një tjetër festim të tijin, ku sipas njerëzve në rrjet është duke imituar lëvizjen e shqiponjës në fluturim.
GRANIT XHAKA THE ONE AND ONLY pic.twitter.com/yvqCb8SUg1
— ????????♀️(fan account) (@almaaaas19) December 2, 2022
Le ta pranojmë që ishte mbrëmja e Granit Xhakës. /News31