SPORT 10 Janar 2024, 17:48

U tha se ishte goditur me thikë nga vëllai i tij, zbulohet e vërteta "dramatike" e shtrimit në spital të ish-futbollistit të famshëm argjentinas!

U tha se ishte goditur me thikë nga vëllai i tij, zbulohet e

Ditët e "lavdisë" duket se janë krejtësisht në të kaluarën për Ezequiel Lavezzi-n, ish-futbollistin e Napoli-t dhe përfaqësueses argjentinase, i cili por përjeton një dramë të madhe. Kështu, pasi u shtrua ditën e martë në spitalin e Bueno Aires për shkak të mbidozës, disa detaje gati të frikshme janë zbuluar në lidhje me incidentin që ai ka pësuar. 

Fillimisht u mësua se Lavezzi u dërgua në spital me një plagë thike në stomak dhe një klavikulë të thyer. Mediat e Amerikës së Jugut raportuan se ish-futbollisti u godit me thikë nga vëllai i tij, megjithatë sipas gazetares Estefi Berardi kjo nuk është e vërtetë. Më saktë, gazetarja ka treguar se Lavezzi ka goditur veten me thikë.

“Lavezzi ishte në një festë, ku u bë shumë nervoz dhe filloi të sillej çuditërisht. Ai tha se dëgjoi zëra në kokën e tij, tha se po vinin për të dhe se po e godisnin. Ai ishte aq i frikësuar sa i kapi një palë gërshërë dhe filloi të godiste veten me thikë, më pas vëllai i tij reagoi dhe e shpëtoi”,- ka thënë Berardi, nisur nga disa dëshmi që ka marrë, ndërsa po ashtu thotë se ishte plotësisht i çmendur dhe mund të kontrollohej vetëm duke ushtruar forcë të madhe fizike.

Gazetarja tregon gjithashtu se Lavezzi ishte i bindur se ish-bashkëshortja e tij Natali, donte të vriste atë dhe paranoja e tij kishte kaluar në tjetër nivel. /News31