SPORT 13 Shkurt 2024, 20:42

Testet e Kombëtares para "Euro 2024", konfirmohet kundërshtari për një nga miqësoret e muajit mars!

Testet e Kombëtares para "Euro 2024", konfirmohet

Pas konfirmimit përfundimtar të miqësores së dytë të muajit mars, pasditen e kësaj të marte është konfirmuar përfundimisht edhe ora e zhvillimit të “testit” të radhës për Kombëtaren e teknikut Sylvinho, e cila do të zhvillohet ndaj Suedisë, në “Friend Arena”, të Stokholmit, duke nisur nga ora 19:00. Strategu brazilian pritet të testojë disa lojtarë të cilët kanë shkëlqyer muajt e fundit, pak para nisjes së Europianit, siç është edhe autori i 15 golave, në Turqi, Rey Manaj. Gjatë këtyre sfidave, Sylvinho supozohet se do të tentojë të përshtasë në formacionin titullar, edhe talentin e sulmit shqiptar, Armando Brojën.

Kujtojmë se në total këto dy përfaqësuse janë ndeshur plot 5 herë në historinë e tyre dhe kjo do të jetë hera e 6-të që “përplasen”. Nga 5 sfidat e zhvilluara plot 4 herë kanë ndodhur në fazën kualifikuese të Botërorit 1990 e Botërorit 2010, sfida të cilat janë humbura të gjitha nga ne, duke regjistruar një bilanc golash, prej 9 golash të pësuar edhe 3 të shënuar, ndërsa në miqësoren e vitit 2004 kemi fituar me rezultatin e ngushtë, 2 me 1, me golat e Ervin Skelaj e Ardian Aliajt, në minutat 69′ e 75′.

Njoftimi i plotë i FSHF-së:

"Është konfirmuar tashmë ora e ndeshjes miqësore Suedi – Shqipëri, që do të luhet më 25 mars në transfertën e Stokhomit. Sipas marrëveshjes mes dy federatave ky takim do të luhet në stadiumin “në stadiumin “Friends Arena”, në Stokholm duke nisur nga ora 19:00

Kjo është ndeshja e gjashtë në histori mes këtyre dy përfaqësueseve, ndër të cilat katër sfida kanë qenë të vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror, ndërsa dy të tjerat ndeshje miqësore.

Ndërkaq, Shqipëria do të zhvillojë edhe një tjetër miqësore gjatë muajit mars, teksa në ditët në vijim, Departamenti i Komunikimit në FSHF do të publikojë edhe emrin e kundërshtarit, vendin dhe orën e takimit.

Këto dy ndeshje miqësore janë në kuadër të përgatitjeve të Kombëtares për Europianin “Gjermani 2024”, ku trajneri Sylvinvo do të ketë mundësinë që të testojë lojtarët dhe ekipin kuqezi pas thuajse 4 muajsh nga ndeshja e fundit."

/News31