Sylvinho publikon listën e lojtarëve për ndeshjet e muajit mars, këto janë rikthimet dhe mungesat e mëdha të Kombëtares!

Trajneri i Kombëtares Sylvinho ka zbuluar ditën e sotme listën e të grumbulluarave për dy ndeshjet miqësore të muajit mars, atë kundër Kilit më 22 mars dhe përballë Suedisë më 25 mars, ndeshje këto që janë "test" para nisjes së "Euro2024".
Ka disa surpriza në listën prej 26 lojtarësh të bërë publike sot, teksa trajneri brazilian ka "lënë në shtëpi" disa emra të rëndësishëm gjatë kualifikuesëve, por ka edhe rikthime të mëdha.
Kështu, si lojtar i përfaqësueses kuqezi rikthehet Armando Broja, sulmuesi që prej janarit aktivizohet tek Fulhami, por edhe pse ka pak minuta në këmbë, Sylvinho duket se ka vendosur ta provojë, duke qenë se deri më tani nuk ka qenë asnjëhrë në dispozicion të tij në një ndeshje të plotë. Ndërkohë, rikthehet në Kombëtare Rei Manaj, i cili po kalon një formë shumë të mirë në kampionatin turk, ku ka shënuar 17 gola këtë sezon, ndërsa për herë të parë grumbullohet edhe Arbër Hoxha. Shqiptari nga Kosova luan me Dinamon e Zagrebit si sulmues i majtë, në të njejtin pozicion ku në Kombëtare luan Ozuni dhe Taulant Seeri.
Veç rikthimeve, mungesat që do të vihen re janë padyshim ato të Ardian Ismajlit, i cili është dëmtuar, po ashtu edhe mungesa e Gjasulës, Mujës dhe Dakut.
Sylvinho ditën e shtunë pritet të dalë në konferencën për shtyp për këto ndeshje për të shpjeguar më tepër rreth përzgjedhjeve të tij, ndërkohë që grumbullimi do të fillojë nga e diela pasdite, ku lojtarët që nuk kanë ndeshje me klubet e tyre do të mbërrijnë në Tiranë.

/News31