"Selfie" me Xhakën i kushton 10-vjeçarit nga Kosova shtrenjtë, merr gjobën nga UEFA!

Më 18 nëntor 2023, Zvicra po luante një ndeshje kundër Kosovës, e vlefshme për kualifikueset në "Euro2024". Driton Sejdaj ishte në stadium me dy djemtë e tij, njërin 14 vjeç dhe tjetri 10 vjeç, me këtë të fundit që pasi pa babain që po shkonte të merrte një pije, shfrytëzoi rastin për të bërë një prej ëndrrave të tij realitet. Kështu, ai i iku punonjësve të sigurisë, duke vrapuar në fushë drejt Granit Xhakës, me qëllimin për të pasur fanellën e tij, duke arritur që t'i marrë një "selfie", në pamundësi për fanellën.
Ky gjest i vogëlushit, sado që futbollisti e mirëpriti dhe bëri edhe xhiron e mediave në atë kohë, i ka kushtuar disi shtrenjë familjes së tij, teksa është gjobitur nga UEFA me 2500 franga. Arsyeja e gjobës është për "hyrje në mënyrë ilegale" në fushën e blertë sipas babait të tij, i cili thotë se fotoja e të birit me Xhakën gjithsesi mbetet një kujtim mjaft i bukur.
Po ashtu, ai thotë se situatën e ka marrë me sportivitet, edhe pse konsideron se dënimi ka qenë paksa i ekzagjeruar.
/News31