Rezultoi pozitiv në testin anti-doping, Pogba dënohet me 4 vite pezullim nga futbolli!

Paul Pogba është pezulluar nga futbolli për 4 vite pasi rezultoi pozitiv në testin anti-doping verën e shkuar. Futbollisti francez, që ishte në fakt i pezulluar pas testit të gushtit të kaluar, për një afat të pacaktuar, tashmë ka marrë vendimin e CAS, që mund të themi është një vendim që mund t'i detyrojë të mbyllë karrierën.
Kështu, Gjykata Kombëtare Anti-Doping, pranoi plotësisht kërkesat e prokurorit të kësaj ceshtjeje, teksa mesfushori i Juventusit u gjet pozitiv për një metabolit të testosteronit, në një test pas ndeshjes Udinese-Juventus më 20 gusht dhe më pas u pezullua si masë paraprake. Dënimi mund të apelohet në CAS.
Pogba u rikthye me shumë zhurmë te Juventus dy vite më parë, por francezi nuk mund ta shfaqte klasin e tij prej dëmtimeve, por edhe për faktin se rezultoi pozitiv me doping.
/News31