Manchester City vjen në Shqipëri, gati të nisë ndërtimi i shkollës së futbollit!

Manchester City, klubi ndoshta më i suksesshëm në botë momentalisht, do të hapë një shkollë futbolli në Shqipëri. Ka qenë vetë klubi nga Manchesteri që ka bërë të ditur lajmin, ndërsa njoftimi është shpërndarë në rrjetet sociale edhe nga kryeministri Edi Rama. Sipas Ramës, procesi i nisjes për ndërtimin e shkollës është gati pas një pune të përbashkët me shoqërinë futbollistike dhe projekti i kampusit është gati gjithashtu.
Ndër të tjera kreu i qeverisë thotë se brenda pranverës do të hapet kantieri në Durrës, ku vendi ynë do të ketë një nga kampuset më të bukur të konstelacionit të Manchester City-it nëpër botë.
“LAJM I BUKUR deklarimi zyrtar i fillimit të rrugëtimit të shkollës së kampionëve të Manchester City-it në Shqipëri.
Procesi është gati pas një pune të përbashkët dhe projekti i kampusit është gati gjithashtu. Brenda pranverës do të hapim kantierin në Durrës, ku do të kemi një nga kampuset më të bukur të konstelacionit të Manchester City-it nëpër botë”-shkruan Rama.

/News31