SPORT 20 Mars 2024, 15:49

Ishte dënuar me 4 vite burg, Gjykata liron Dani Alves!

Ishte dënuar me 4 vite burg, Gjykata liron Dani Alves!

Një gjykatë spanjolle ka vendosur që ish-futbollisti i njohur i Barcelonës dhe Brazilit, Dani Alves, mund të lirohet me kusht nga burgu, pasi ka kryer rreth një të katërtën e dënimit për përdhunim. Kështu, futbollisti, i cili u dënua pak kohë më parë me 4 vite e 5 muaj burg për akuzat që rëndonin mbi të, është liruar nga Gjykata Barcelonës, teksa mediat spanjolle bëjnë me dije se me shumicë votash, gjyqtarët e cështjes e kanë liruar brazilianin gna qelia. 

Tani, Alves duhet të paguajë një garanci prej 1 milionë eurosh, ndërsa mësohet se Gykata i ka tërhequr dy pasaportat ish-futbollistit, atë spanjolle dhe braziliane, duke i mohuar të drejtën për t’u larguar nga Spanja.

Alves e ka të ndaluar t’i afrohet denoncueses në një distancë prej 1000 metrash nga shtëpia e saj, si dhe nga vendi i saj i punës dhe çdo vend tjetër që frekuenton. Ai as nuk do të mund të komunikojë me të përmes çfarëdolloj mediash derisa të jepet një dënim përfundimtar për cështjen e tij. 

/News31