SPORT 29 Mars 2024, 15:23

Humbjet në miqësore i kushtojnë Shqipërisë, Kombëtarja bie në renditjen e FIFA-s!

Humbjet në miqësore i kushtojnë Shqipërisë,

Humbjet në miqësoret me Kilin dhe Suedinë, pavarësisht paraqitjes pozitive, kanë zbehur disi entuziazmin rreth Kombëtares pak muaj para fillimit të Euro 2024, ndërsa po ashtu i kanë kushtuar skuadrës së Sylvinhos, e cila vazhdon të bjerë në renditjen e FIFA-s.

Kështu, si pasojë e humbjeve, kur FIFA të përditësojë javën e ardhshme renditjen e saj, Shqipëria do të ketë rënë përsëri me dy vende të tjera në klasifikim, nga vendi i 64, në vendin e 66-të, duke vazhduar trendin negativ të muajve të fundit.

Megjithatë, kjo renditje e sheh Shqipërinë të 30-ën mes ekipeve europiane në këtë klasifikim dhe në fakt nuk do të jetë skuadra më e “dobët” pjesëmarrëse e Europianit në këtë aspekt. Ky vend i rezervohet Gjeorgjisë debutuese, që aktualisht mban vendin e 75-të në renditjen e FIFA-s, të 36-in mes vendeve europiane në këtë klasifikim.

Si për t'i bërë gjërat më të vështira, të tre rivalët e Shqipërisë në grupin e "Euros2024" janë mes 10 ekipeve më të mira në renditjen e FIFA-s. Spanja është në vendin e 8, Italia në vendin e 9 dhe Kroacia në vendin e 10 në renditjen botërore, e cila udhëhiqet nga Argjentina që ndiqet nga Franca. Belgjika dhe Anglia.

/News31