Humbja ndaj boksierit britanik, reagon Florian Marku!

Boksieri shqiptar Florian Marku, i cili pas shumë ndeshjeve pozitive dhe me rezultat, u mund mbrëmjen e djeshme nga boksieri britanik Chris Kongo, ka reaguar për herë të parë në rrjetet sociale.
Marku, duke theksuar se kjo është një ndjenjë që nuk e provon prej vitesh, u premton fansave të tij se do të rikthehej më i fortë se kurrë, ndërsa nuk e zgjati shumë me komente për ndeshjen duke shtuar se nuk i pëlqejnë justifikimet.
“Faleminderit Zotit per gjithcka si në fitore por edhe në humbje. Kam shumë vite pa perjetuar dicka të tillë në karrierën time. E kisha harruar këtë ndjenje, por dje nuk ishte nata ime, keshtu ishte e shkruajtur. Justifikimet sme pelqejne! Dua tju falenderoj nga zemra te gjithe ata qe ishin dje ne stadium dhe te gjithe ju qe me keni ndjekur nga ekrani! Do rikthehem me i forte se kurrë,”-ka shkruar Marku në postimin e tij në Instagram.
/News31