Hidhet shorti i Kupave të Evropës, Champions plot me "finale të parakohshme", përballje interesante në Europa dhe Conference League!

Paraditen e sotme në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti i çerekfinaleve të Champions League, teksa goglat kënë vendosur kundërshtarët e mbetur përballë njëri-tjetrit, ku nuk mungojnë as të ashtuquajturat "finale të parakohshme".
Ndeshjet e para çerekfinale do të luhen më 9 dhe 10 prill, ndërsa ato të kthimit më 16 dhe 17 prill. Ndeshjet e para gjysmëfinale do të luhen më 30 dhe 1 maj, ndërsa ato të kthimit më 7 dhe 8 maj, ndërsa shorti, që konsiston vetëm në përballje të forta nga kjo fazë e në vazhdim, është si më poshtë:
Arsenal-Bayern Munich
Atletico Madrid-Dortmund
Real Madrid-Manchester City
PSG-Barcelona
Gjysmëfinalet:
Fituesi i sfidës Atletico Madrid-Dortmund kundër fituesit të sfidës PSG-Barcelona
Fituesi i sfidës Real Madrid-Manchester City kundër fituesit të sfidës Arsenal-Bayern Munich
Ndërkohë është hedhur edhe shorti për çerekfinalet e Europa Leauge, po në Nyon, teksa goglat janë treguar edhe në këtë rast të "pamëshirshme", duke na dhuruar mjaft përballje të forta. Kështu, një nga përballet është ajo e Milanit kundër Romës, ndërsa po ashtu vecojmë edhe Atalanta-Liverpool:
Milan-Roma
Liverpool-Atalanta
Leverkusen-West Ham
Benfica-Marseille
Në Nyon po ashtu është hedhur shorti edhe për çerekfinalet e Conference League, me përballje mjaft interesante, si më poshtë:
Club Brugge-PAOK
Olympiacos-Fenerbahce
Aston Villa-Lille
Victoria Plzen-Fiorentina
/News31