SPORT 4 Mars 2024, 18:04

Georgina Rodriguez zbulon se kur do të tërhiqet Ronaldo nga futbolli!

Georgina Rodriguez zbulon se kur do të tërhiqet Ronaldo nga futbolli!

Cristiano Ronaldo po "shijon" mesa duket vitin (maksimumi 2 vitet) e fundit të karrierës së tij, ndërsa ylli portugez i futbollit luan aktualish në Arabinë Saudite, me skuadrën e Al-Nassr, ku është në super formë, me 28 gola në 29 ndeshje. Por edhe pse duket se dashuria e tij për këtë sport nuk do të shuhet asnjëherë, është Georgina Rodriguez, partnerja e Cristiano-s që ka zbuluar se ai mund të tërhiqet nga futbolli më shpejt se c'presin fansat e tij. 

Nga Java e Modës në Paris, ku i bëri një tribut Ronaldo-s me veshjen e saj, ajo konfirmoi edhe planet e partnerit, duke u shprehur: “Cristiano do të jetë dhe për një vit, më pas nuk ka më. Ndoshta edhe dy, s’e di."

Georgina Rodriguez zbulon se kur do të tërhiqet Ronaldo nga futbolli!

Në fakt, duke marrë parasysh se është në moshën 39-vjecare, koha duket perfekte për portugezin që të "varë këpucët në gozhdë", llogaritur edhe kontratën që i skadon me klubin milioner në 2025-ën. Megjithatë, fansat e tij e dinë mjaft mirë se Ronaldo ka dëshirë të luajë edhe një tjetër Botëror, i cili zhvillohet në 2026-ën dhe duke marrë parasysh formën e tij fizike dhe rendimentin në fushë, mund ta arrijë lehtësisht. 

Kujtojmë se Ronaldo është një nga futbollistët më të mirë të historisë, për shumë më i miri, teksa në një karrierë që zgjat prej gati 22 vitesh mes profesionistëve, ai ka vendosur rekord pas rekodi në skuadrat më të mira të Evropës dhe influenca e tij bëri që skuadrat e Arabisë Saudite, pas transferimit të tij, të mbusheshin me yje verën që lamë pas. 

Edhe pse mosha e "pensionit" po afrohet, fansat e tij besnikë, por edhe futbolldashësit në mbarë botën, nuk do jenë asnjëherë gati që ta shohin t'i japë lamtumirën sportit që i ka dhënë aq shumë. /News31