Futbollit mund t'i bashkohet shumë shpejt "kartoni blu", çfarë dihet deri tani?

Ditën e djeshme u bë e ditur nga prestigjozja “The Telegraph” se futbollit po i bashkohet edhe një karton tjetër, ai blu. Sic mund ta dini, momentalisht, në lojën e bukur të futbollit janë të përfshirë vetëm kartoni i verdhë dhe ai i kuq, funksionin e të cilit e dinë të gjithë fansat e këtij sporti e jo vetëm, por gjithsesi kjo gjë duket do të ndryshojë së shpejti.
Sipas spekulimeve, kartoni blu do i bashkohet shumë shpejt futbollit, me rolin e tij që do të jetë ndëshkimi i ndërhyrjeve "cinike", apo mospajtimi me vendimet e gjyqtarit, teksa lojtarët do detyrohen të dalin me marrjen e tij, jashtë fushe për 10 minuta ose më shumë, në varësi të faullit.
Ndërkohë tani, me bërjen e ditur të lajmit dhe me kundërshtimin e këtij eksperimenti nga disa trajnerë e profesionistë, ka reaguar edhe FIFA, e cila provën për kartonin blu, të paktën momentalisht e cilësoi si të gabueshme dhe të parakohshme.
“Çdo provë e tillë, nëse zbatohet, duhet të limitohet në testim më të përgjegjshëm në nivele më të ulëta të futbollit”- shkroi FIFA në “X” të njohur ndryshe si “Twitter”, teksa pritet që të mos përfshihet në ligat kryesore, për të paktën disa kohë.
/News31