Fotoja ikonike e Messi-t dhe Ronaldo-s, çfarë fshihet pas saj?
Një pozë mes dy prej futbollistëve më të mirë të gjeneratës tonë dhe të gjithë historisë së sportit, e realizuar nga "Louis Vuitton", ku për herë të parë ata qëndronin bashkë pranë njëri-tjetrit duke luajtur një ndeshje shahu, ka thyer rrjetin dhe është komentuar gjërësisht në media platformat sociale. Padyshim, fotoja është pëlqyer shumë, ndërsa si Messi ashtu edhe Ronaldo kanë shkruar në përshkrimet përkatëse në profilet e Instagram-it se "Fitoja është një gjendje mendore" (E përkthyer jo shumë mirë duhet thënë por ju e kuptoni).
Megjithatë fansat e tyre, si gjithmonë shumë të kujdesshëm me detajet, kanë zbuluar edhe cfarë fshihet pas fotos, sidomos dy detaje të rëndësishme të cilat janë:
1.Valixhja, sigurisht shumë stil dhe e bukur nga "LV", që mban kutinë e shahut në foto është e njejta me të cilën është prezantuar trofeu i "Kupës së Botës" para finales së vitit 2018, duke nënkuptuar se "Qatar 2022" do mund të jetë rasti i fundit kur këto dy yje të futbollit mund të përballen ose e thënë ndryshe mund të kenë "përballjen finale".
Makes it even more iconic https://t.co/RBKR90BpDx
— Jeffrey Winger (@Lordthoraxis) November 19, 2022
2.Ndeshja e shahut që po "luajnë" argjentinasi dhe portugezi në fakt është nga një ndeshje e vërtetë e vitit 2017 nga dy prej lojtarëve më të mirë të këtij sporti, Magnus Carlsen vs Hikaru Nakamura, një tjetër rivalitet legjendar, e cila ka mbaruar në barazim. Që do të thotë se edhe përballja mes Ronaldo-s dhe Messi-t në fakt është një barazim, ose duhet të jetë një barazim. Gjë për të cilën jemi dakord...
https://t.co/zTKf7r0pKn pic.twitter.com/spzdZQgFUQ
— Peter Heine Nielsen (@PHChess) November 19, 2022
/News31