FIFA shpall Lewandwoskin lojtarin më të mirë të 2021 dhe formacionin më të mirë
Është zhvilluar ditën e sotme në orën 19:00 ceremonia e çmimeve të dhëna nga FIFA ku është shpalosur edhe formacioni më i mirë i vitit 2021.
Në portë Donnarumma i cili ka përpara tij tre mbrojtësit, Alaba, Ruben Dias dhe Bonucci. Më pas në mesfushë ndodhen Jorginho, Kante dhe De Bruyne. Sulmi përbëhet nga katër sulmuesit Ronaldo, Messi, Haaland dhe Lewandwoski. Bie në sy mungesa e Salah, Benzema dhe Mbappe.
Lojtari më i mirë mashkull u shpall për të dytën herë Robert Lewandowski i cili e mori këtë çmim personal edhe në vitin 2020. Në treshen finaliste ishin edhe Messi me Salah.
Më poshtë do të keni të gjithë fituesit dhe çmimet përkatëse.
Lojtari më i mirë i FIFA-s për meshkuj – Robert Lewandowski
Lojtarja më e mirë e FIFA-s për femra – Alexia Putellas
Formacioni XI i FIFA Fifpro për meshkuj: Donnarumma; Dias, Bonucci, Alaba; Jorginho, Kante, De Bruyne; Ronaldo, Haaland, Lewandowski, Messi
Formacioni XI i FIFA Fifpro për Femra: Chistiane Endler; Lucy Bronze, Wendy Renard, Mille Bright, Magdalena Erikkson; Estafania Banini, Carli Lloyd, Barbara Bonansea; Vivianne Miedema, Marta, Alex Morgan
Çmimi i tifozëve të FIFA-s – Tifozët e Danimarkës dhe Finlandës
Trajneri më i mirë i FIFA-s për meshkuj – Thomas Tuchel
Trajnerja më e mirë e FIFA-s për femra – Emma Hayes
Çmimi i FIFA Fair Play – Kombëtarja dhe Stafi i Danimarkës
Çmimi Puskas – Erik Lamela
Portieri më i mirë i FIFA-s për meshkuj – Edouard Mendy
Portieri më i mirë i FIFA-s për femra – Christiane Endler
Çmimi Special më i Mirë i FIFA-s – Christine Sinclair
Çmimi Special më i Mirë i FIFA-s – Cristiano Ronaldo
Golashënuesi rekord i të gjitha kohërave në nivel ndërkombëtar – Cristiano Ronaldo
/News31