SPORT 9 Mars 2024, 17:37

Falë Lara Colturit, Shqipëria për herë të parë në finalet e Botërorit të skive

Falë Lara Colturit, Shqipëria për herë të parë

Falë Lara Colturit për herë të parë Shqipëria do përfaqësohet në finalen e kampionatit botëror të skive, në disiplinën e Giant Slalom. Skiatorja italiane që përfaqëson vendin tonë, në provat e pistës Are të Suedisë, regjistroi kohën e 19 më të mirë nga 23 vende që kualifikoheshin.

Pas garës historike për ne, Colturi tha: 

“Sot ishte një ditë shumë e vështirë, sidomos lëshimi i parë sepse era ishte shumë e fortë. Gjë që ndikoi te shikueshmëria, por megjithatë arrita të jap diçka pozitive dhe pastaj gjëja më e bukur është fakti që u kualifikova në finalen e kampionatit botëror. Jam shumë e lumtur, një tjetër hap dhe tani e gjithë vëmendja do jetë tek sllallomi i nesërm..


Te dielën Lara Colturi do provojë të kualifikojë Shqipërinë në finalen e një kampionatit botëror edhe në disiplinën e sllallom, që është zbritja e shpejtë në ski në një vend të pjerrët e me kthesa të njëpasnjëshme. Ndërkohë që finalet do zhvillohen fundjavën e ardhshme në pistën e Saalbach të Austrisë.


Kjo është edhe gara e fundit e sezonit të skive, që zhvillon një cirkuit të ngjashëm me atë të Formula 1, me ndryshimin e vetëm se pas mbarimit të të gjitha garave në fund zhvillohet një tjetër, që emërohet si finalet e kampionatit botëror.

/News31