Dani Alves dënohet me burg pas akuzave për sulm seksual!

Futbollisti i njohur brazilian, Dani Alves, është dënuar me katër vjet e gjashtë muaj burg me akuzën e sulmit seksual nga Gjykata e Barcelonës. Ai u akuzua nga një grua për abuzim dhe dhunë seksuale në 31 dhjetor të vitit 2022, ndërsa në një deklaratë me shkrim nga Audiencia Nacional në Barcelonë. pohohet se lidhur me ngjarjen, viktima nuk pranoi të bënte seks me Alves dhe se provat e paraqitura në gjykatë, përveç deklaratës së viktimës, vërtetonin se ajo ishte përdhunuar nga brazilani.
Gjykata ka vlerësuar se krimi i sulmit seksual është i provuar, ndërsa 40-vjeçari u urdhërua të paguante 9,000 € (7,700 £) për dëmtimin fizik të viktimës dhe iu ofrua të paguante kompensim prej 150,000 €, të cilën gjykata e konsideroi një rrethanë lehtësuese gjatë dhënies së dënimit.
Ai do të jetë nën mbikëqyrje ligjore për pesë vjet të tjera, si dhe do të ketë një urdhër ndalimi që i ndalon të kontaktojë me viktimën për nëntë vjet e gjashtë muaj. Alves gjithmonë ka deklaruar se gruaja, viktimë e sulmit. kishte pranuar me dëshirë për të kryer marrëdhënie me të.
/News31