Armando Duka rizgjidhet president i FSHF-së për herë të gjashtë
Edhe për 4 vjet Armando Duka do të vazhdojë të jetë President i Federatës Shqiptare të Futbollit.
Ai u rizgjodh për të gjashtën herë në krye të FSHF-së.
Pas votimit nga Asambleja e FSHF, e mbledhur sot paradite, Armando Duka u shpall fitues me 37 vota, kundër vetëm katër votave që mori Starova (2 vota të pavlefshme) ndërsa nuk pati asnjë votë pro Shakohoxhës, i cili nuk ishte prezent në mbledhje.
Në fjalën e tij pas fitores, Duka u shpreh:
“Jam i emocionuar dhe i obliguar për këtë votëbesim. Secili mund të ketë vërejtje për mua, por do t'i respektoj dhe do të mundohem t'i korrigjoj gjatë drejtimit të katërvjeçarit të radhës. Do të shmang me sportivitet shpifjet dhe ofendimet. Dëshiroj të lej pas çfarë kemi kaluar në këto muaj për t'u përqendruar te futbolli. Ju falënderoj për besimin dhe do të jem krah jush në katër vitet e ardhshme”.