SPONSORED 16 Qershor 2022, 15:03

Noa dhe Easypay, një alternativë më tepër për biznesin tuaj

Noa dhe Easypay, një alternativë më tepër për biznesin

Tanimë të gjithë jemi të vetëdijshëm se nëse duam ti besojmë me sy mbyllur një institucioni financimin e biznesit tonë, është NOA. Me angazhimin maksimal, përgjegjshmërinë, sigurinë dhe seriozitetin e duhur, ky institucion financiar vjen pranë qytetarëve për t’ua bërë rrugëtimin më të lehtë.

Prej disa vitesh, të gjithë ata që kanë vendosur të bëhen pjesë e sektorit të bizneseve kanë gjetur mbështetje totale te ekipi i NOA-s. Duke nisur nga këshillimi, zhvillimi e deri te financimi, ata janë aty për ju, për t’ju dhënë për të mirët e tregut.

Që prej themelimit në vitin 1998 dhe deri më sot, NOA i shërben një objektivi unik: zhvillimit financiar dhe ekonomik të vendit tonë. Duke financuar ngritjen dhe zgjerimin e aktivitetit të bizneseve të ndryshme, NOA synon të kontribuojë në përmirësimin e cilësisë së jetesës për mijëra familje që përfitojnë nga rritja e të ardhurave, nga vendet e reja të punës, nga rritja e aktivitetit ekonomik, si në qytete ashtu edhe në zonat rurale të Shqipërisë.

Ky institucion financimi, në këto 23 vite pune të suksesshme, ka arritur të sjellë zhvillim në fushën e bizneseve në Shqipëri, mirëqënie, si dhe përmirësim të jetesës në familjet shqiptare. Ky model biznesi: financimi i sipërmarrësve dhe fermerit të vogël, financimi i shpejtë dhe pa burokraci për këtë segment të ekonomisë shqiptare, duket se është përqafuar mjaft mirë nga sipërmarrësit.

E për t’jua bërë akoma më të lehtë këtë aktivitet, NOA vazhdimisht mundohet të ofrojë shërbime dhe mundësi të reja. Ata kujdesen që edhe bashkëpuntorët e tyre ti zgjedhin me shumë kujdes. E prandaj ne sot vijmë me një tjetër informacion të rëndësishëm për ju.

Rreth dy vite më parë NOA hodhi një hap tjetër në zhvillimin e tyre. Ata filluan një bashkëpunim profesional me kompaninë “EasyPay”.

“EasyPay” ështe një platformë gjithëpërfshirëse pagesash digjitale me disa vlerësime kombëtare dhe ndërkombëtare. Kjo platformë është projektuar për t’i dhënë individëve mundësinë të bëjnë pagesa të disa shërbimeve si dhe të kryejnë transferta parash, duke kursyer kohë, para dhe duke rritur rehatinë.

NOA dhe EasyPay bashkuan forcat në periudhën kur pandemia izoloi botën.

Falë këtij bashkëpunimi klientët mund të kryejnë pagesat e kësteve mujore në çdo pikë të EasyPay. Aktualisht është nënshkruar një zgjerim i mëtejshëm i kësaj marreveshje, sipas së cilës, çdo klient i interesuar për një financim, mund të aplikojë dhe të marrë shumën e kërkuar në çdo pikë të EasyPay. Kjo procedurë është shumë e thjeshtë dhe merr shumë pak kohë. Me vete ju nevojitet vetëm një mjet identifikimi dhe brenda 15 minutave ju mund të tërhiqni deri në 1 Milionë lekë. Këtu përfshihet çdo individ, biznes apo fermer.

Por nuk mbaron këtu pasi NOA dhe EasyPay kanë menduar akoma më gjatë për ju!

Krahas shërbimeve të lartëpërmendura, vjen edhe një tjetër lehtësim për ju. Të gjithë klientët e EasyPay, mund të kryejnë pagesat e tyre në zyrat e NOA. Këto pagesa përfshijnë çdo shërbim utilitar si dritat, ujë, kopsht, taksa vendore dhe gjoba të ndryshme.

Jo vetëm profesionistë në cilësinë e shërbimeve po edhe lehtësisht të arritshëm fizikisht. Nuk keni më nevojë të shqetësoheni për procedura që ju marrin ditë të tëra dhe as për faktin se sa larg mund të jeni nga pikat e caktuara ku mund të kryeni shërbimet e mësipërme. NOA dhe EasyPay janë gjithmonë shumë pranë jush.

Për çdo nevojë, në çdo kohë, në çdo vend...