LIFESTYLE 29 Korrik 2022, 10:09

Dëshironi një biznes të suksesshëm, por me pak shpenzime? Ja disa këshilla

Dëshironi një biznes të suksesshëm, por me pak shpenzime?

Nëse do të pyesni individët që janë pjesë e sektorit të bizneseve private se cili është institucioni që i besojnë për të bashkëpunuar për zhvillimin e  biznesit të tyre, jemi të sigurtë që përgjigjia e tyre do të jetë “NOA”.

Prej disa vitesh, të gjithë ata që kanë vendosur të bëhen pjesë e sektorit të bizneseve kanë gjetur mbështetje te ekipi i NOA-s. Duke nisur nga këshillimi, zhvillimi e deri te financimi, ky institucion financiar është aty për ju, për t’ju mbështetur në rrugëtimin  tuaj drejt zhvillimit të biznesit. 

NOA jo vetëm financon ngritjen dhe zgjerimin e aktivitetit të bizneseve të ndryshme, jo vetëm që kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetesës për mijëra familje që përfitojnë nga rritja e të ardhurave, nga vendet e reja të punës, nga rritja e aktivitetit ekonomik…por shumë më shumë se kaq.

Së fundmi, shërbimi i ri i NOA-s synon efiçencën e energjisë, përmes këshillimit dhe financimit.

Një ndër zgjidhjet më të mira për menaxhimin e shpenzimeve si për bizneset e vogla ashtu edhe për ato të mëdha është përdorimi i paneleve diellore. Përmes këtyre paneleve ju përfitoni energji të pastër, të rinovueshme e cila nuk dëmton klimën e natyrën dhe më e rëndësishmja, ju ndihmon së tepërmi të kurseni para, duke e “prodhuar” vetë energjinë përmes rrezeve të diellit. 

Një tjetër sugjerim i cili gjen përdorim të gjerë në jetën e përditshme është përdorimi i makinave elektrike ose atyre hibride. Transporti përmes karburanteve fosile si benzin, naftë apo gaz po bëhet gjithnjë e më i kushtueshëm. 

Krahas kësaj, Bashkimi Europian ka marr vendimin që pas vitit 2035 nuk do të lejohet më shitja e automjeteve që punojnë me motor me djegie të brendshme.  Në të tilla kushte, është e qartë se e ardhmja e transportit janë makinat me energji të pastër e të rinovueshme. Makinat elektrike apo ato hibride sjellin në jetën tuaj avantazhin e reduktimit të karburantit, si edhe  lehtësinë dhe thjeshtësinë për tu karikuar, në pikat e karikueshme. E gjithë kjo ndikon dhe në përmirësimin e cilësisë së jetesës dhe mos-dëmtimit të ambientit. Një zgjidhje shumë praktike dhe me kosto më të ulta janë edhe skuterat, për të lëvizur me një kosto minimale në rrugët e Tiranës, të cilat rrallë herë mund ti gjesh pa trafik.

E pas këshillimit dhe sugjerimeve, puna e NOA-s nuk mbaron këtu! 

NOA është e gatshme t’ju financojë për blerjen që ju keni nevojë, me produkte dhe oferta të dedikuara.

Çdo biznes mund të drejtohet në zyrat e NOA-s për të marrë kredi me qëllim investimin në blerjet e sipër përmendura. Përsa i përket kushteve të kredimarrjes… janë gjithçka që një biznes do të donte. Ju mund të merrni deri në 1.5 milion lekë të reja pa bashkredimarrës dhe pa kolateral. Sepse NOA përveç cilësisë dhe profesonalitetit, ju ofron besim! 

Tanimë të kesh edhe cilësi të lartë shërbimi edhe pak shpenzim është e mundur. 

NOA ka menduar për të gjitha. Ju vetëm duhet t’ju besoni dhe me të tjerat merren ata.

Për çdo nevojë, në çdo kohë, në çdo vend...