Prej kohësh me probleme shëndetësore! Mes lotësh, Sergio Aguero i jep “lamtumirën” futbollit
Sergio Agüero i thotë lamtumirë futbollit të luajtur. Sulmuesi argjentinas e bëri të ditur këtë gjatë një konference për shtyp në Camp Nou, ku nuk i mbajti dot lotët.
“Kam ardhur këtu për të thënë se do të heq dorë përfundimisht nga futbolli. Ky është një vendim shumë i vështirë për mua dhe nuk e kam menduar kurrë se do të arrija në këtë pikë, ku gjithccka që kam dashur që kur kam qënë i vogël të më zhduket kështu në këtë mënyrë”, tha ai mes lotësh.
Ndër të tjera, foli dhe pë problemin shëndetësor, që mendonte se do te zgjidhej, por nuk ishte kështu.
“I pari është shëndeti im, e dini pse e mora këtë vendim. Është për shkak të problemit që pata një muaj më parë. Isha në duart e mjekëve, të cilët më thanë se ishte për të mirën time. Vendimin e mora 10 ditë më parë. Bëra të pamundurën për të parë nëse kishte ndonjë shpresë, por nuk kishte shumë”, shtoi sulmuesi.
Të pranishëm në konferencë ishin disa emra të rëndësishëm, si Guardiola, Begiristain dhe i gjithë ekipi i Barcelonës së bashku me trajnerin Xavi dhe presidentin Laporta. Pas fjalës së tij dhe presidentit Laporta, gjithashtu edhe përgjigjeve ndaj mediave, argjentinasi bëri një foto ku në skenë u ngjitën edhe të pranishmit e lartpërmendur.
33-vjeçari nga Buenos Aires ka shënuar 385 gola në karrierë me fanellat e klubeve (Independiente, Atletico Madrid, Manchester City dhe Barcelona) dhe 42 të tjerë teksa ka veshur uniformën e Argjentinës.
Minutat e fundit të luajtura nga Agüero para ndalimit të detyruar ishin ato kundër Alavés më 30 tetorin e kaluar, ndërsa goli i tij i fundit daton në El Clasico më 24 tetor, në “Camp Nou”, kundër Real Madridit.
/News31