Votat e Diasporës/ PS thellon AVANTAZHIN, shkon në 22 mijë DIFERENCA me PD

Në Parkun Olimpik në Tiranë vijon procesi i numërimit të votave të ardhura nga diaspora. Deri më tani, nga gjithsej 194.889 zarfe të mbërritura, janë hapur dhe numëruar 47.382 prej tyre.
Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Partia Socialiste ka marrë avantazhin me 25.540 vota, duke lënë pas Partinë Demokratike, e cila deri më tani ka siguruar 13.537 vota.
Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” renditet i treti me 3.929 vota, ndërsa pasojnë: Lëvizja “Bashkë” me 1.219 vota, Partia “Mundësia” me 1.530 vota dhe Partia Social Demokrate me 476 vota.
Numërimi pritet të vijojë edhe gjatë ditës së sotme, ndërsa vëmendja mbetet te përqindja e lartë e pjesëmarrjes nga jashtë vendit dhe ndikimi që mund të kenë këto vota në rezultatin përfundimtar.
