(Video) Skandaloze në Arabi, tifozi rreh me kamxhik futbollistin e ekipit të Benzema-s!

Një ngjarje e konsideruar me të drejtë si një skandal i vërtetë, ka ndodhur së fundmi në Arabinë Saudite, pas përfundimit të ndeshjes finale të "Super Kupës" së futbollit në vendin islamik, midis Al Ittihad dhe Al Hilal, dy prej skuadrave të mbushura me yje nga Evropa e jo vetëm. Kështu, skuadra me të cilën luajnë yjet franceze, Karim Benzema dhe Ngolo Kante, humbi finalen me rezultatin 1-4 përballë ekipit tjetër saudit, ku luajnë emra si Milinkoviç-Saviç, Kulibali, Mitroviç e Neves.
Kjo humbje, përvecse ka ngjallur polemika në radhët e Al Ittihad, duket se i kushtoi më shtrenjtë futbollistit Abdelazik Hamdala, të cilin pas një përplasje shumë pranë fushës së blertë, një tifoz e goditi me kamxhik. Kështu, në videon që ka kapur momentin e pazakontë, duket sulmuesi maroken që po dilte nga fusha dhe e dëgjoi tifozin që po e shante, ndaj shkoi ta pyeste pse.
Kur iu afrua tifozit, i cili nuk po ndalte ofendimet, Hamdala i hodhi ujë, ndërsa burri në tribunën pranë fushës nxori një kamxhik dhe e goditi disa herë rrufeshëm. Më pas, ndërhyn stjuardët me shpejtësi për të shmangur agravimin e situatës.
Sipas mediave, tifozi me kamxhik pasi u nxor nga stadiumi, u arrestua dhe u dërgua në komisariatin e Abu Dhabit. /News31
A spectator attacked Al Ittihad player Abderrazak Hamdallah with a whip during a confrontation after the team’s Saudi Super Cup final defeat to Al Hilal. Video shows the striker being assaulted after throwing water at the fan. pic.twitter.com/l7xMWCSAVV
— AJE Sport (@AJE_Sport) April 12, 2024