NEWS 15 Maj 2022, 19:35

VIDEO| Pak sekonda pas atentatit në Lezhë, 28-vjeçari: "A kam plumba në kokë"?

VIDEO

‘A nuk kam plumba në kokë’? Ky është reagimi i parë i 28-vjeçarit, Blerim Preçi vetëm pak sekonda pasi i shpëtoi breshërisë së një armë automatike në afërsi të Ishull-Lezhës.

Një qytetar përpiqet ta qetësojë duke i thënë se është lajmëruar mjeku dhe policia.

Blerim dhe Klisman Preçi po udhëtonin me një automjet tip ‘Mercedes Benz’ kur rreth orës 20:05 janë qëlluar me breshëri plumbash nga një automjet tjetër.

Autorët lëviznin me një makinë ‘Audi’, dhe sapo i janë afruar shënjestrës kanë hapur zjarr. Fatmirësisht plumbat nuk kanë prekur kushërinjtë Preçi.

Policia ende nuk e ka të qartë motivin e atentatit, ndërsa nga deklarimet e të rinjve nuk ka arritur të marrë të dhëna të vlefshme për hetimin.