Video/I riu e godet me grusht, Sali Berisha gjakoset në fytyrë
Një incident ka ndodhur pak më parë në protestën e PD ku është goditur me grusht Sali Berisha.
Një person ka hyrë në radhët e protestuesve dhe ka goditur në fytyrë kreun e PD, duke i shkaktuar atij lëndim në fytyrë.
Menjëherë kanë ndërhyrë bodigardët e Sali Berishës, duke e mbuluar këtë të fundit me flamuj që të mos dukej nga kamerat.
Ndërkohë, shumë protestues i janë vërsulur personit i cili goditi me grushte Berishën.
Ky i fundit është shoqëruar nga efektivët e policisë.
Menjëherë pas sulmit, kreu i PD-së është ngjitur në podium dhe ka dhënë një mesazh të shkurtër.
“Poshtë Edi Rama. Rroftë opozita shqiptare. Kundër regjimit të kriminelëve. Nder përjetë protestuesve”, ka thënë Berisha.
Pak çaste më vonë është mësuar personi i cili goditi me grusht ish-kryeministrin quhet Gert Shehu.
31-vjeçari është më origjinë nga Tepelena dhe banon në Tiranë.
Aktualisht ai ndodhet në Spitalin e Traumës për shkak të lëndimeve të shumta që mori pasi u dhunua rëndë nga protestuesit.
31-vjeçari është më origjinë nga Tepelena dhe banon në Tiranë.
Aktualisht ai ndodhet në Spitalin e Traumës për shkak të lëndimeve të shumta që mori pasi u dhunua rëndë nga protestuesit.