NEWS 30 Gusht 2023, 15:19

U shtrua në spital pas problemeve shëndetësore, si paraqitet gjendja e ish-kryeministrit Fatos Nano

U shtrua në spital pas problemeve shëndetësore, si paraqitet

Sic u bë me dije dje në media, ish-kryeministri Fatos Nano gjendet i shtruar në një spital privat, spitali "Hygeia" më saktë, në Tiranë, prej gati 1 jave, teksa është zbuluar edhe shkak që ka cuar në hospitalizimin e politikanit. 

Ai vuan nga një problem kronik i frymëmarrjes dhe gjendja e tij është përkeqësuar disa ditë më parë, cka e ka detyruar të shtrohet në reanimacion, ndërkohë, sipas një përditësimi nga spitali, gjendja e tij është stabilizuar , ndonëse prognoza për zhvillimin e shëndetit të tij mbetet e kujdesshme.

Ish-kryeministri dhe ish-kreu i Partisë Socialiste mësohet se është përballur sërish me probleme shëndetësore dy vite më parë, kur shkoi në spitalin e Tiranës për të marrë ndihmën mjekësore, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Xhoana Nano.

Fatos Nano është 71 vjeç dhe ka qenë tre herë kryeministër i Shqipërisë. Ai është themeluesi dhe presidenti i parë i Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe qëndroi në drejtimin e saj deri në vitin 2005 kur u largua nga politika.

/News31