NEWS 7 Maj 2022, 13:14

U qëllua me thikë, humb jetën 60-vjeçari në Tiranë

U qëllua me thikë, humb jetën 60-vjeçari në

Një person është vrarë me thikë mesditën e së shtunës në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të shkollës "Harry Fultz", pranë ish-Stacionit të Trenit.

Viktima i identifikuar si Ilir Kapo, 60 vjeç, ndërroi jetë pas plagëve të shkaktuara nga mjeti prerës.

Policia arrestoi autorin e ngjarjes, shtetasi Olgert Dhimitri, 37 vjeç.

Burime bëjnë me dije se krimi ka ndodhur pas një konflikti të çastit me viktimës dhe autorit, banorë në të njëjtën lagje.

Autori ka qenë në gjendje të dehur kur kanë nisur konfliktin me fjalë në një lokal dhe më pas kanë dalë jashtë ku 37-vjeçari e ka goditur me thikë 60-vjeçari. Sipas burimeve dyshohet se autori është edhe përdorues i lëndëve.

 

Burimi: Euronews