NEWS 8 Janar 2026, 13:22
TRONDITËSE/ 43-vjeçari shqiptar në Itali lyen me benzinë gruan dhe tenton ta djegë! E shpëton djali i mitur
NEWS-31

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Itali, ku një i mitur shqiptar ka shpëtuar nga vdekja nënën e tij.
Ngjarja ka ndodhur në Cavarzere, ku një 43-vjecar pas grindjes me të shoqen e ka lyer atë me benzinë dhe ka tentuar që t’i vërë flakën. Ka qenë djali i tyre i mitur që ka arritur t’i fshehë çakmakun, deri në mbërritjen e policisë.
Autori është vënë në pranga dhe do të dalë para drejtësisë me akuzë e tentativës për vrasje.
Burimi: Gazeta Shqip