
Produkti

Pse konsiderohet “e mallkuar” e premtja e 13-të?


Një ndër bestytnitë e shumta e cila lidhet me fatin e keq është edhe e Premtja e 13-të.
Sipas psikologëve ky fenomen përkufizohet si PARASKAVEDEKATRIAPHOBIA që do të thotë fobi nga e premtja e datës 13-të.
Shumica e njërëzve preferojnë të mos dalin duke shmangur çdo kontakt me njerëz të tjerë.
E premtja e 13-të bie çdo dyqind e dymbëdhjetë ditë dhe mendohet se numri 13-të i përket djallit.
Sipas besimeve Mitike në këtë datë mblidhen 12 shtriga dhe në mes vendoset Djalli për të festuar.
Nga ana fetare po ashtu kjo datë lidhet që në periudhën e Jezu Krishtit ku Juda i cili tradhëtoi Jezu Krishtin ishte pikërisht i ftuari i 13-të.
Shumë njerëz në këtë datë shmangin çdo angzhim për shkak të frikës se diçka e keqe mund ti ndodhë.
Në shumë vende ndërtesat e shmangin katin e 13-të , po ashtu në këtë ditë njërëzit vendosin të mos udhëtojnë.
Shumë ngjarje historike ogurzeza lidhet pikërisht me ktë datë, dhe njerëzit vazhdojnë të besojnë se kjo datë vazhdon të jetë e mallkuar.