
Vendosje
Produkti
Produkti

NEWS 16 Maj 2022, 16:36
Plagosje me armë zjarri në restorantin e Noizy-t në Durrës

NEWS-31
Mesditën e sotme në Durrës gjatë një konflikti të çastit është plagosur në këmbë Ardit Kërtusha.
Gazetarja e Euronews Albania Kloida Gjuzi ka mësuar se ish-kandidati i PS-së në Durrës dhe autori i plagosjes kanë pasur probleme pronash dhe janë përplasur fizikisht edhe para 20 ditësh.
Ngjarja u regjistrua rreth orës 13:00 në ambientet e brendshme të një bari në zonën e njohur si Currila. 31-vjeçari ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Policia ngriti pika kontrolli në rrugën “Adria” dhe pranë Urës së Dajlanit për kapjen e autorit, i cili mbetet në kërkim.
Burimi: Euronews