NEWS 13 Maj 2025, 14:15

“Nuk pajtohemi me këto zgjedhje”, Berisha: Protestojmë për popullin që votën ua dikton revolja pas kokës! Ky është fillimi i një beteje

“Nuk pajtohemi me këto zgjedhje”, Berisha: Protestojmë

Kreu i PD Sali Berisha ka bërë thirrje për një protestë të madhe më 16 maj, duke e quajtur atë një reagim në emër të qytetarëve “që votën ua dikton revolja pas kokës”.

Në një deklaratë për mediat, Berisha u shpreh se kjo është vetëm nisja e një beteje të gjatë dhe të pandalshme për rikthimin e demokracisë dhe për mbrojtjen e votës së lirë.

“Protesta e datës 16, në emër të një populli që votën ia dikton revolja pas kokës si në Peshkopi, Suel Çela, bandat. Miqtë që do të vijnë që një narkodiktator nuk i lë të votojnë por përdor të gjitha mjetet për t’i ndaluar.
Ky është fillimi i një beteje që nuk ndalet më.
Dora dorës do të formulohet strategjia, por zgjedhje që vidhen në këtë formë nuk ka parë ndonjëherë toka”, tha ai.

Burimi: Balkanweb