NEWS 1 Maj 2022, 12:26

Nga sot, Shqipëria heq të gjitha masat anti-COVID për udhëtarët

Nga sot, Shqipëria heq të gjitha masat anti-COVID për

Duke nisur nga sot, Shqipëria heq të gjitha kufizimet anti-COVID për udhëtarët që hyjnë në vendin tonë. 

Të gjithë shtetasit që udhëtojnë drejt Shqipërisë nga çdo pikë kufitare nuk do të jenë më të detyruar të paraqesin dokumentin e vaksinës, dokumenti i testimi për SARS Cov2, dhe certifikata e shërimit.

Vendimi u mor nga Komiteti i Ekspertëve në mbledhjen e disa ditëve më parë, ku u vendos gjithashtu heqja e detyrimit për mbajtjen e maskës, lejimi i muzikës pas orës 23:00 dhe rihapja e klubeve të natës.

 

Ndërkohë, për të hyrë në Kosovë shtetasit shqiptarë duhet ende të paraqesin certifikatën e vaksinimit me dy doza.