NEWS 12 Maj 2022, 10:48
Netflix parashikon të shtojë reklama gjatë filmave, reagimi i abonentëve “kërcënon“ kompaninë
NEWS-31
Netflix është platforma më e madhe e trasmetimit të filmave.
Muajt e parë të këtij viti Netflix është përballur me një humbje të madhe të abonentëve rreth 200.000 abonentë janë shkëputur.
Së fundmi ekspertët e Netflix kanë paraqitur një plan abonimi me çmim të ulët I cili do të jetë I mbështetur tek reklamat.
Ky plan pritet të prezantohet brenda vitit, dhe sipas ekspertëve mund të ndihmojë në joshjen e konsumatorëve.
Menjëherë pas kësaj kanë reaguar abonentët e Netflix duke kërcënuar Netflix se do të largohen për t’ju drejtuar platformave të tjera.
Pas këtyre kërcënimeve që morën nga abonuesit bashkëdrejtuesi ekzekutiv i Netflix tha se kompania po e shqyrtonte prezantomin e reklamave me një paketë më të lirë.