NEWS 2 Maj 2022, 10:22

Mijëra besimtarë myslimanë falën Fiter Bajramin në sheshin ‘Skënderbej’

Mijëra besimtarë myslimanë falën Fiter Bajramin në

Mijëra besimtarë myslimane kryen sot në mëngjes në sheshin ‘Skënderbej’ faljen e Fiter Bajramit.

Edhe këtë vit falja u krye në shesh, pasi ende nuk kanë përfunduar punimet e Xhamisë së Namazgjasë.

Kjo festë kremtohet pas një muaji sakrificë dhe agjërimi nga besimtarët.

Kreu i komunitetit mysliman, Bujar Spahiu uroi të gjithë besimtarët dhe u kërkoi atyre të tregojnë kujdes për njerëzit në nevojë, të varfrit dhe jetimët, ndërsa bëri thirrje që bota të drejtohet nga paqja dhe t’u jepet fund konflikteve.