GOSS-BIZ 30 Maj 2023, 14:12

Kim Kardashian u bën fëmijëve çdo vit të njëjtën dhuratë dhe për këtë ka një arsye të veçantë

Kim Kardashian u bën fëmijëve çdo vit të

Edhe pse Kim Kardashian njihet për jetën e saj luksoze dhe karrierën e suksesshme, kur vjen puna te dhuratat e fëmijëve është më e thjeshtë nga ç’mendoni.

Në podkastin “On Purpose with Jay Shetty”, Kim tregoi se 4 fëmijëve të saj, North, Saint, Chicago dhe Psalm u bën çdo vit të njëjtën dhuratë: një letër, e cila përmban ngjarjet e të gjithë vitit dhe përfshinë:

cilët janë miqtë e fëmijëve, ndonjë fjalë të lezetshme që thonë, ushqimet e preferuara, gjërat që bëjnë dhe kështu, kanë një ditar të bukur, i cili tregon se si ka qenë viti për ta.

“North është pothuajse 10 vjeç dhe e di që e vlerëson këtë. E di që të gjithë vlerësojnë gjithçka, edhe pse mendoj se ndonjëherë kam qenë e ashpër me ta…E di që do ta kuptojnë, sepse edhe unë e kuptoj në raport me nënën time”, u shpreh Kim.

Në të njëjtin podkast, ajo, si rrallëherë ndau detaje nga martesa me ish-bashkëshortin, Kanye West, duke u shprehur se nuk mund të ndihmojë dikë që nuk do ndihmë.