NEWS 7 Dhjetor 2022, 11:45
Incident pranë Parlamentit, një person hyn me forcë
NEWS-31
Një incident ka ndodhur pak momente më parë pranë Kuvendit në Tiranë, ku një person është futur me makinë brenda në oborr, duke dëmtuar traun.
Sipas Top Channel personi ende i paidentifikuar, po tentonte të parkonte mjetin e tij brenda territorit të Kuvendit por nuk është lejuar nga garda.
Paraprakisht dyshohet se ai kurohej me ilaçe depresioni dhe ende nuk dihet shkaku i incidentit. Personi është shoqëruar pranë komisariatit nr.1 në Tiranë për veprimet e mëtejshme.