NEWS 9 Maj 2022, 12:47
Hidhet nga kati i pestë, humb jetën 60-vjeçari
NEWS-31
Gjatë orëve të para të mëngjesit në qytetin e Fierit shtetasi Novrus Kapllanaj 60 vjeç është vetëvrarë duke u hedhur nga kati i pestë i pallatit.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Konferenca e Pezës”, Fier ku motivi i këtij akti nuk dihet akoma.
Ndërkohë policia po punon për të zbuluar më shumë detaje rreth ngjarjes.
Njoftimi i Policisë: Sot në orën 06:15, në lagjen e Pezës Fier, është vetëhedhur nga kati i pestë i pallatit dhe ka ndërruar jetë shtetasi N.K 60 vjeç.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.