“Gjyshët për Fëmijët” – Një Program i ri që sjell ngrohtësinë e gjyshërve në Institucionet e Përkujdesit Shoqëror

Në një kohë kur institucionet e përkujdesit social përballen me sfida të shumta, një nismë e re dhe frymëzuese ka nisur rrugëtimin e saj edhe në Shqipëri. Programi “Gjyshët për Fëmijët”, pas suksesit të tij në Bullgari, tashmë ka gjetur vend në zemrat e komunitetit shqiptar, duke sjellë një dimension të ri në kujdesin për fëmijët.
Në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Social Shtetëror u zhvillua një takim i veçantë, ku morën pjesë Debora Dushku, amerikane me origjinë shqiptare dhe presidente e Fondacionit “One Heart Children” dhe Erjola Xheko, partnere e projektit në Shqipëri. Takimi u drejtua nga Reme Xholi, drejtoreshë SHSSH-së. Bashkëpunimi i ngushtë mes këtyre aktorëve solli frytet e para të këtij programi të veçantë që synon punë me zemër dhe përkushtim.
Programi “Gjyshët për Fëmijët” ka si qëllim sjelljen e figurës së gjyshes pranë fëmijëve në institucionet sociale. Gjyshët do të punojnë si mbështetje pranë këtyre institucioneve, duke bashkëpunuar me stafet profesionale për të ndihmuar në zhvillimin emocional, social dhe komunikues të fëmijëve. Përmes dashurisë, përkujdesit dhe përvojës së tyre jetësore, gjyshet do të ofrojnë një mjedis të ngrohtë e të mbështetës.
Por përfitimi nuk është vetëm për fëmijët. Ky program i jep gjithashtu gjysheve një mundësi të artë për t’u angazhuar në mënyrë aktive në jetën shoqërore. Ato kanë mundësinë të japin kontributin e tyre të vlefshëm, duke përmirësuar jo vetëm jetën e fëmijëve, por edhe mirëqenien e tyre emocionale dhe mendore, duke i kthyer në një rol aktiv dhe të përmbushur në shoqëri.
Kjo nismë përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt ndërtimit të një komuniteti më të dashur dhe më solidar. Ajo tregon se dashuria dhe përkujdesi nuk kanë moshë dhe se, ndonjëherë, mrekullitë ndodhin vetëm me zemër
View this post on Instagram