
Produkti

Çdo të ndodhë me autobusin që përfundoi në Lanë? Kryebashkiaku Veliaj komunikon qëndrimin zyrtar

Ngjarja e 29 Prillit, ku një autobus i linjës Unazë, u aksidentua në afërsi të kinema Agimit me një tjetër automjet duke përfunduar në Lanë, ku fatmirësisht nuk pati të lënduar do të qëndrojë në vendin e aksidentit.
Këtë gjë e ka konfirmuar Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj i cili pohoi se autobusi do të zhvendoset përkohësisht për tu mermerizuar dhe më pas do të kthehet aty si Instalacion.
Idenë e qëndrimit të autobusit si Instalacion e ka hedhur artisti Helidon Haliti me anë të një statusi.
Ky propozim më pas u mbështet dhe nga shumë qytetarë.
Shumë media online kryen sondazhe dhe shumica e njerëzve votuan që autobusi duhet të qëndrojë në vendin e aksidentit si Instalacion.
Kjo shërben si një formë sensibilizuese për të gjithë drejtuesit e mjeteve dhe kujdesi që ata duhet të kenë në timon për të parandaluar aksidentet.