NEWS 15 Maj 2025, 12:12

Deputetët e PS që morën më shumë vota, por mbeten jashtë Kuvendit! I penalizon…kuota gjinore

Deputetët e PS që morën më shumë vota, por mbeten

Megjithëse kanë marrë votat e mjaftueshme në listën e hapur për t’u bërë deputetë, katër kandidatë nuk do ta kenë mundësinë të futen në Parlamentin e ri në shtator.
Kjo për shkak se ata i penalizojnë kuotat gjinore, të cilat do të favorizojnë tre zonja për të marrë mandatin e deputetit.

Në Berat analisti Julian Zyla ka dalë i treti më i votuari në listën e hapur, por nuk futet dot në Kuvend, pasi sipas Kodit Zgjedhor do të përfitojë Hatixhe Konomi, megjithëse ajo ka marrë 1200 vota më pak.

E njëjta situatë është edhe në Durrës ku deputeti Ilir Ndraxhi ka marrë 1900 vota më shumë se Etleva Budini, por mandatin do ta marrë kjo e fundit.

Ndërsa në Korçë penalizohet Arian Jaupllari, megjithëse ka marrë 10 vota më shumë se Besa Spaho.

Ikën Julian Zyla      4598 vota

Vjen Hatixhe Konomi      3366

Ikën Arian Jaupllari    5022

Vjen Besa Spaho         5012

Burimi: Top Channel