NEWS 16 Maj 2022, 12:50

Bie ashensori në QSUT, mbetën të lënduar dy persona

Bie ashensori në QSUT, mbetën të lënduar dy persona

 

Ditën e djeshme rreth orës 23:30 në spitalin “Nënë Tereza” janë dëmtuar dy persona,barrelisti i spitalit të QSUT-së me inicialet K.D dhe pacientja me inicialet V.C si pasojë e rënies së ashensorit.

 

Barelisti ka qënë duke trasportuar pacienten e spitalit me barrelë dhe për shkak të defektit që ashensori ka pasur është shkëputur nga kavoja dhe ka përfunduar në katin e nëndheshëm.

 

Si pasojë e këtij defekti pacientja 80 vjeçare dhe barrelisti kanë marrë dëmtime në kokë, të cilët janë dërguar në spitalin e traumës, për mjekim më të specializuar.

 

Hapja e ashensorit është bërë e mundur falë ndihmës së zjarrëfikëses.

 


Menjëherë pas kësaj është shoqëruar tekniku i kompanisë që është kontraktuar nga QSUT për mirëmbajtje dhe kolaudimin e ashensorëve, pas aksidentit të ndodhur mesnatën e djeshme. Raportohet se tekniku është shoqëruar në komisariat.