NEWS 7 Maj 2022, 19:00

Arrestohet drejtori i ujësjellësit në Kurbin i shpallur në kërkim për vjedhjen e shtëpisë së Karim Benzema

Arrestohet drejtori i ujësjellësit në Kurbin i shpallur në

Drejtori i ujësjellësit të Kurbinit Alfred Prodani është vënë pranga ditën e sotme nga policila e shtetit. Ai akuzohet nga autoritetet spanjolle për veprën penale vjedhje me dhunë.

Emri Alfred Prodanit është një emër i njohur për drejtësinë pasi në vitin 2013 është shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Akuzat ndaj tij janë bërë dhe më herët nga ish-kryeministri Sali Berisha i cili ka deklaruar se Prodani së bashku me një tjetër drejtor në bashkinë e Laçit kanë qenë pjesë e grabitjes së banesës Karim Benzema, lojarit të Real Madridit.