NEWS 3 Maj 2022, 20:51
“Arra takoi idhullin e saj”, Kryetari i Prishtinës takon vajzën e vogël me Dua Lipan në Londër
NEWS-31
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, së fundi ka udhëtuar në Londër bashkë me familjen e tij.
Rama bashkë me bashkëshorten dhe vajzën e tij, ishin të pranishëm në koncertin e Dua Lipës.
Ishte bashkëshortja e tij, Kristalja ajo e cila ka hedhur disa InstaStory, ku familja shihet duke e shijuar koncertin e Duas.
Pas performancës së këngëtares shqiptare me famë botërore, ata e kanë takuar nga afër atë teksa edhe kanë shkrepur edhe një foto.
“Arra takoi idhullin e saj”, shkruhet mbi foto, duke iu referuar vajzës së vogël.
Përparim Rama para se të zgjedhej kryetar i Prishtinës ka jetuar në Londër.