NEWS 2 Maj 2022, 13:52
Aksidentohet një tjetër autobus në Tiranë

NEWS-31
Një autobus urban i linjës së Tiranës së Re është përfshirë në aksident mesditën e së hënës në kryeqytet.
Policia njoftoi se autobusi është përplasur me mbulesën e vendqëndrimit të stacionit të autobusit.
Nuk raportohet për të lënduar nga aksidenti, por vetëm dëme materiale.
Mbrëmjen e së premtes një autobus i Unazës u rrëzua në lumin e Lanës pas përplasjes me një automjet. Për pasojë, 5 persona mbetën të plagosur.